Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Nura: Berisha pranon vetëm dorëheqjen e Ramës, jo kërkesat e tjera të protestuesve

schedule23:49 - 24 Qershor, 2026

schedule 23:49 - 24 Qershor, 2026

Analisti Artur Nura thotë se kreu i PD, Sali Berisha pranon vetëm një prej kërkesave të protestuesve, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se Berisha nuk dëgjon kërkesat e tjera të protestuesve, si qeveri tranzitore jo partiake.

Nura shtoi se Berisha nuk është aktor politik i pranueshëm



“Për zotin Berisha, çfarë mund të them? Zoti Berisha, e ndoqa sot konferencën e tij të përditshme, nuk e ka më folësen e tij para Kryeminsitrisë, ia kanë zënë. Ai bie dakord vetëm me dorëheqjen e kryeministrit. Nuk dëgjon për kërkesat e tjera. Nuk ia vlen më të diskutosh qasjen e zotit Berisha. Nuk ka gjasë që të bëhet aktor i pranueshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!