Protesta në Tetovë pas publikimit të përgjimeve

schedule16:55 - 24 Qershor, 2019

schedule 16:55 - 24 Qershor, 2019

Pas publikimit të bisedave të përgjuara nga El Cheka, janë zhvilluar protesta në Tetovë kundër drejtuesve të BDI-së. Marshi filloi nga Universiteti i Tetovës, por protestuesit nuk u lejuan nga policia që të protestojnë para selisë së BDI-së. Numrin e vogël të protestuesve, organizatorët e arysetuan me presionet.

Kështu u pritën protestuesit që ishin nisur për të selia e BDI-së për të shprehur revoltën e tyre ndaj regjimit, sic thonë ata diktatorial, të partive në pushtet, e sidomos BDI-së që në bombat e fundit të publikuara nga El Cheka, dëgjohen  funksionarë të kësaj partie.

Edhe pse tentuan të bindin policinë t`ju hapin rrugën, një gjë e tillë nuk ndodhi. Blerim Ahmedi, në cilësinë e organizatorit, njëherësh vëllai i Sheqerim Ahmedit i njohur si “El-Cheka”, i cili publikon përgjimet, tha se kjo revoltë erdhi si pasojë e shumë rasteve të montuara ndaj shqiptarëve, ndërsa kërkoi zbardhjen e tyre.

Protesta është përkrahur edhe nga shoqata “Agimi” e Shqipërisë.

Protesta perfundoi e qetë dhe nuk u regjistrua ndonjë incident. Ndërkaq kjo nuk do të jetë protesta e fundit u zotuan organizatorët. Para fillimit të protestës njëri nga organizatorët Blerim Ahmedi kishte thënë se është kërcënuar nga policia, ku siç shprehet, i është thënë që protesta të mbahet në Kërçovë e jo në Tetovë.