Një protestë e madhe ka nisur në qytetin e Shkodrës. Studentëve u jaë bashkuar edhe gjimanzistët e qytetit si dhe qytetarë. Rrugët janë mbushur plot me të rinj me pankarta në duar dhe që u kërkojnë të gjithë qytetarëve të ngrihen bashkë me ta.
Policia është munduar të mbajë në monitorim trafikun, por turma e gjimnazistëve nuk ka vërshuar nga të gjitha anët. Studentët e Shkodrës thonë se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Studenti 1: Kush vjen në këtë shesh duhet t’i ketë harruar militantizmat sepse një cilësi arsimi e keqe shkarkon të djathtë e të majtë. Të rinj e të vjetër, të pasur e të varfër. Prandaj le të bëhemi bashkë për të shuar çdo lloj tendece përçarjeje.
Studenti 2: Le të formulojmë disa kërkesa që prekin intereësat e gjithsecilit fakultet dhe atij që do të ketë një të ardhme më të mirë nesër me ne.
Studenti 3: Nuk ka pse dialogojmë për kërkesat tona të cilat janë të drejta. Vetë kryeministri i quan të drejta, por nga ana tjetër do dialog që të na i shesi si dhuratë kryeministrore.
Studenti 4: Sot po shohim forcën e një përballje të padrejtësive dhe politikave shkatërruese. Dje treguam se bashke jemi më të patuyndur se çdo post dhe prapë po tregojmë se rinia është katalizator dhe lidership i vetëm në çdo shtet. Vetëm të vazhdojmë kështu deri sa kushtet tona të jenë të paktën sa fqinjët tanë.
Studenti 5: Protesta është e studentëve dhe vetëm e jona. Pa politikë pa asnjë gjë!
/abcnews.al