Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez/ Policia arreston 98 protestues

schedule19:04 - 14 Mars, 2025

schedule 19:04 - 14 Mars, 2025

Një grup protestuesish nga Jewish Voice for Peace pushtuan hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil, i cili u arrestua nga zyrtarët e imigracionit.

Protestuesit, të cilët mbanin pankarta dhe ishin veshur me t-shirts të kuqe me mbishkrimin “Hebrenjtë thonë ndaloni armatosjen e Izraelit”, thirrën në kor parullën “Kthejeni Mahmoudin tani!”

Protesta ishte kundër ndalimit të Khalilit, i cili kishte udhëhequr protestat në Universitetin Columbia në vitin 2024 kundër luftës së Izraelit në Gaza.



Policia lokale njoftoi se 98 protestues u arrestuan për akuza të ndryshme, duke përfshirë hyrje pa leje, pengim të autoriteteve dhe kundërshtim të arrestimit.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!