Protesta në Europë kundër masave kufizuese

schedule08:21 - 5 Prill, 2021

schedule 08:21 - 5 Prill, 2021

Vazhdojnë protestat në Europë kundër masave kufizuese. Në Kryeqytetin e Rumanisë u bë një javë që protestohet kundër masave kufizuese, të vendosura nga qeveria të dielën e kaluar.

Ndërkohë, në qytetin e San Gallos, në Zvicër, protestuesit kanë sulmuar policinë, që ka kërkuar të shpërndajë grupe të rinjsh të mbledhur në një nga qendrat e qytetit. Protesta është ashpërsuar kur të rinjtë nisën të godisnin Molotov, teksa kundërpërgjigjja e policisë ka qenë gazi lotsjellës dhe të shtëna me plumba gome.

Lëvizjet “anti-konformiste” ndaj masave shtrënguese janë shtuar edhe në Gjermani.

Mijëra njerëz protestuan në Stuttgart kundër kufizimeve mes një debati të nxehtë në të gjithë Gjermaninë për shtrëngimin e masave përballë një vale të tretë të COVID-19.

Protestuesit, pak prej të cilëve kishin veshur maska ​​, marshuan nga qendra e qytetit në një shesh kryesor në Stuttgart verilindore. Policia në qytetin jugperëndimor tha se protestuesit injoruan kërkesat për të vendosur maska ​​dhe për t’iu përmbajtur rregullave të distancës sociale, megjithëse nuk kishte raportime për incidente të mëdha.

Ndërsa në Francë ka shpërthyer revolta e artistëve të spektaklit. Protesta pa dallimr gjinore janë zhvilluar përpara Ministrisë së Kulturës në Paris, kundër mbylljes së kinemave dhe teatrove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!