Protesta në Europë kundër “Green Pass”

schedule15:20 - 1 Gusht, 2021

schedule 15:20 - 1 Gusht, 2021

Mijëra persona kanë protestuar për të tretën fundjavë radhazi në Francë kundër masave anti-Covid. 11,000 persona u  mblodhën në Paris dhe 15,000 në qytete të tjera përfshirë Marsejën. Mijëra njerëz u mblodhën pa maska duke protestuar nën tingujt e himnit kombëtar në sheshin Trocadero.

Deri më tani 39 milion njerëz, 58% e popullsisë së përgjithshme, kanë marrë të paktën një dozë dhe 48% janë vaksinuar plotësisht. Protesta kundër Green Pass pati edhe në Zvicër ku në Lucern më shumë se 4,000 qytetarë protestuan kundër vaksinimeve dhe kufizimeve.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në Gjenevë.  Ashtu si në Francë, demonstruesit pohojnë se detyrimi i vaksinimit përmes vendosjes së kufizimeve është një shkelje e lirive civile. Dy protesta kundër vendosjes së kufizimeve nga qeveria për të pavaksinuarit u zhvilluan edhe në Romë.

Një nga protestat u organizua nga grupet politike dhe tjetra nga pronarët e bareve dhe restoranteve.

“Green Pass”  do të jetë e detyrueshme nga data 6 gusht për të hyrë në kinema, muze, pishina të mbyllura ose stadiume si dhe për të frekuentuar kafenetë dhe restorantet. Rreth 80,000 njerëz protestuan në të gjithë Italinë fundjavën e kaluar.

Arsyet më të mëdha për hezitimin ose refuzimin e vaksinimit, të cituara nga më shumë se gjysma e të anketuarve, janë frika nga efektet anësore serioze dhe shqetësimet se vaksinat nuk janë testuar në mënyrë adekuate.

25% të tjerë thanë se nuk u besojnë mjekëve, 12% thanë se nuk kanë frikë nga virusi, dhe 8% nuk besojnë se ekziston virusi./abcnews.al