Protesta në disa qytete të vendit, punonjës të fasonerive dhe tregtarë kërkojnë pagën e luftës

schedule18:30 - 30 Prill, 2020

schedule 18:30 - 30 Prill, 2020

Në disa qytete të vendin qindra punonjës dhe tregtarë janë ngritur në protesta.

Në Vlorë disa prej punonjësve të një fasonerie me mbi 300 punëtor për 1 muaj e gjysmë nuk punuan. Mallin e çonin në Itali dhe në këtë periudhë nuk ka patur kërkesa.

Tani ata kërkojnë të përfitojnë nga paga e luftës dhe kanë protestuar para fabrikës së këpucëve.

“Po vdesim për bukën e gojës, jemi dy vetë në një ndërmarrj, ku do vemi të hamë. Bankat po na marrin në telefon, duan të shlyejmë kredinë”.

Vetëm 30 punonjës të kësaj fasonerie kanë përfituar pagë lufte dhe ekonomisti i firmës ju dha vërtetimet që ata kanë qenë përgjatë kësaj kohë papunë.

“Është bërë procedura dhe nuk është miratuar akoma nga tatimet. Ne i kemi dorëzuar të gjitha sipas rregullave”.

Në Berat tregtaret e tregut industrial kanë mbi 1 muaj pa punë. Ata kanë protestuar para Bashkisë për të kërkuar pagën e luftës.

Një pjesë e tyre nuk kanë paguar sigurimet shoqërore në kohë pasi janë të vetëpunësuar dhe kjo i ka penalizuar nga përfitimi i pagës së luftës.

Një përfaqësi e tregtarëve u thirr në një takim nga kreu i Bashkisë, Ervin Demo pa praninë e kamerave.

Ai ju sqaroi se nuk përftojnë pagën e luftës por ju bëri një lëshim.

Për 3 muaj nuk do të paguajnë qiranë dhe ju premtua se tregu mund të hapët në datën 4 maj.

Ndërkaq në Durrës tregtarët e rrobave të përdorura duan të rikthehen në punë. Pasi ata nuk kanë përfituar asnjë të ardhur nga shteti. Për shkak se nuk kanë mundur të paguajnë siguracione./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!