Protesta në Bruksel kundër pasaportave të vaksinave dhe kufizimeve të Covid

schedule10:40 - 24 Janar, 2022

schedule 10:40 - 24 Janar, 2022

Policia belge hodhi ujë dhe gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit në Bruksel, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë për Covid-19 dhe vaksinimeve.

Demonstruesit,  të cilët sipas autoriteteve ishin rreth 50,000 marshuan nëpër kryeqytet përpara se të mblidheshin në parkun Cinquantenaire në kryeqytet, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë për virusin. Sipas një dëshmitari për Reuters, disa nga protestuesit hynë në ndërtesën ku është vendosur shërbimi diplomatik i BE-së.

“Jam e zemëruar që qeveria jonë po na shantazhon, veçanërisht të rinjtë, por të gjithë në përgjithësi, që të vaksinohemi”, tha Carolyn van Ladwitt, duke shtuar se ajo ishte vaksinuar kundër Covid-19.

Belgjika po përballet me valën e pestë të pandemisë. Rreth 89% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 67% kanë marrë dozën përforcuese.

“Isha shumë i zemëruar që fëmijët e mi duhej të bënin vaksinën. “Ata duan të udhëtojnë, të marrin pjesë në sport dhe nuk mund të shkojnë dot pa u vaksinuar, vaksinën, është shantazh”.

Dhuna nuk tolerohet, sipas presidentit të Këshillit Europian Charles Michel pas incidenteve të rënda dhe shkatërrimeve që ndodhën në demonstratë.