Protesta maisve në Bukuresht

schedule16:01 - 6 Nëntor, 2017

schedule 16:01 - 6 Nëntor, 2017

Rikthehen protestat masive kundër qeverisë në Rumani. Mbi 35 mijë njerëz protestuan në Bukuresht kundër një projektligji të hartuar nga shumica parlamentare e socialdemokratëve, që i jep kompetenca ministrit të Drejtësisë, të shkarkojë dhe emërojë prokurorët.

Rumunët morën sërish rrugët e Bukureshtit natën e të dielës, për të protestuar kundër të majtëve në pushtet. Këtë herë objekt i protestët së tyre është pr/ligji i propozuar nga socialdemokratët, që sipas opozitës rumune kërkon të marrë në dorë sistemin e drejtësisë.
Sipas përllogaritjeve, të paktën 35 mijë njerëz ishin të pranishëm në tubimin që nisi përgjatë bulevardit kryesor të Bukureshtit dhe u ndal para parlamentit.

Pr/ligji i ri që po disktutohet në parlament i jep të drejtë ministrit të Drejtësisë të emërojë dhe shkarkojë kryeprokurorin dhe drejtuesit e prokurorive të lokalë. Një kompetencë, të cilën që pas reformimit të sistemit të drejtësisë që i mundësoi antarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2007, e ushtron vetëm presidenti. Po ashtu, ministrit të Drejtësisë i jepet e drejta për të penguar zyrën e prokurorit anti-korrupsion të hetojë gjyqtarët. Siç thonë ekspertët, kjo pikë i pret krahët kësaj zyre, të cilës i njihet si meritë edhe vënia përpara drejtësisë e ish-kryeministrit rumun Viktor Ponta, në shtator të 2015-s me akuza për korrupsion.

Po ashtu, pr/ligji lejon një person të dënuar për vepra penale të zgjidhet president.
Protesta e të dielës ishte më e madhja pas manifestimeve masive kundër korrupsionit, në fillim të këtij viti. Ato protesta detyruan shumicën parlamentare socialdemokrate të tërhiqej nga nisma për të bërë të padënueshëm rastet kur zyrtarët e lartë përfitonin më pak se 30 mijë euro nga aferat korruptive. Një manovër ligjore për ti hapur rrugë kreut të socialdemokratëve Liviu Dragnea, që ishte i dënuar për aferë korruptive, të zgjidhej kryeministër./abcnews.al