Protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

schedule17:15 - 11 Tetor, 2021

schedule 17:15 - 11 Tetor, 2021

Qytetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan pasditen e sotme para Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve. Duke sfiduar edhe reshjet e shiut, ata kërkuan uljen e çmimeve të produkteve të shportës, naftës dhe gazit.

“Kjo nuk është një protestë e x apo y, por për drejtësi sociale. Është një protestë kundër rritjes së shportës, karburantit, gazit. Kjo është një protestë për barazi. Kjo është një protestë kundër koncesioneve. Kjo është një protestë për meritokracinë që fëmijët e këtij vendi të mos ikin më në emigrim. Por ka shpresë se sot edhe në shi, se sot të sulmuar dhe nëpërkëmbur, por jemi këtu. Mos e harroni jemi duke mbajtur gjallë flakën për të mos e humbur dhe dorëzuar,” deklaroi aktivisti Adriatik Lapaj.

Kjo është protesta e dytë e organizuar kundër rritjes së çmimeve. Protesta e sotme u zhvillua e qetë, pa incidente. Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike pjesëmarrja ka qenë e madhe.

Megjithatë, nuk dihet ende ecuria e protestës. Lidhur me këtë çështje protestuesit duket se janë të dyzuar, disa prej tyre bënë thirrje që të mblidhen sërish të hënën e ardhshme në të njëjtën orë, ndërsa të tjerë bënë thirrje që protesta të jetë e përditshme.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!