Protesta kundër rritjes së çmimeve, ndërhyn policia për të shpërndarë qytetarët

schedule19:46 - 9 Mars, 2022

schedule 19:46 - 9 Mars, 2022

Është përshkallëzuar situata në protestën që ka nisur, sipas paralajmërimit, në kryeqytet pas rritjes drastike të çmimit e të karburanteve dhe të ushqimeve. Mësohet se policia ka tentuar që të shpërndajë protestuesit pasi këta të fundit janë duke bllokuar rrugët duke fikur makinat ose duke u ulur në asfalt.

Në zonën e Unazës së Vogël dhe tek “Myslym Shyri” rruga është e bllokuar ndërsa në krye të Forcave të Rendit ndodhet drejtori i Policisë Tiranë Lorenc Panganika.

Protestuesit kanë bërë të ditur se të shtunën do të ketë marshim nga sheshi “Skënderbej”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!