Protestuesit u përplasën me forcat e sigurisë libaneze në demonstratat antiqeveritare në Bejrut. Policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të dhjetëra njerëzve që protestonin pranë parlamentit të Libanit, raporton BBC.
Demonstruesit u zemëruan pas shpërthimit shkatërrues të së martës, për të cilën zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoni të ruajtur në mënyrë jo të sigurt që nga viti 2013. Janë të shumtë personat që thonë se pakujdesia e qeverisë shkaktoi shpërthimin, i cili vrau të paktën 137 njerëz dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë.
Shpërthimi shkatërroi një pjesë të madhe të portit detar të Bejrutit gjersa shumë shtëpi dhe biznese përfunduan në rrënoja. Dhjetëra njerëz ende konsiderohen të humbur.
Agjencia shtetërore e lajmeve ka deklaruar se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria./abcnews.al