Ashtu siç ishte paralajmëruar, disa persona kanë protestuar kundër vendimit për mbajtjen e maskave jashtë banesës.
Ata u mblodhën para Kryeministrisë, por policia ka ndërhyrë dhe 7 prej tyre i ka shoqëruar në komisariat nën akuzën se kanë shkelur aktin normativ i cili pengon tubimet dhe protestat.
Disa qytetarë kanë djegur maskat në shenjë proteste.
Prej disa ditësh në rrjetet sociale u bë thirrje për të protestuar kundër mbajtjes së maskave.
Qeveria ka vendosur që çdo person i cili nuk mban maskë jashtë banesës, gjobitet me 3 mijë lekë.
Sakaq protesta ka përfunduar dhe situata paraqitet e qetë.
n.d./abcnews.al

