Protesta kundër masave anti-Covid në Holandë

schedule15:27 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 15:27 - 4 Dhjetor, 2021

Mijëra njerëz kanë protestuar në Utrecht, Holandë kundër kufizimeve të reja të koronavirusit që hynë në fuqi fundjavën e kaluar. Protestuesit marshuan nëpër rrugët e qytetit duke mbajtur pankarta dhe  duke valëvitur flamujt holandez.  Gjithashtu ka pasur forca të shumta policie për të montuar situatën.

Kjo është demonstrata e parë më e madhe në Holandë kundër masave, të cilat përfshijnë mbylljen e  bareve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve për të frenuar një valë rekord të rasteve me COVID-19 që po kërcënon të mbingarkojë sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.

Holanda ka regjistruar 2,728,876 dhe 19,642 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al