Automjetet e transportit të mallrave do të bllokohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, për shkak të protestave të shoferëve të kamionëve.
Kufizimet filluan sot në mesditë si pasojë e protestës së shoferëve, për shkak të vonesave që po sjell aplikimi i sistemit të ri të kontrolleve kufitare të BE-së.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se kjo ngjarje do të prekë së shpejti Kosovën dhe Shqipërinë. Rafuna tha se tregu i BE-së është kryesori, me rreth 500 milionë konsumatorë.
“Të parët që i ka prekur janë transportuesit e Serbisë dhe Bosnjës, diçka që do të prekë shumë shpejt edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Është një situatë serioze që do të çrregullojë zinxhirin e furnizimit, bëhet e vështirë për tregti drejt vendeve të BE-së.
Shumë shpejt do të kem një takim në Bruksel, ku edhe ne këtu do të kemi takime me qeverinë. Ne nuk po kërkojmë privilegje, vetëm të gjendet zgjidhje për transportin e mallrave. Tregu i BE-së është tregu kryesor me 500 mln konsumatorë dhe është kryesori.” / abcnews.al /


