BE heq gradualisht sanksionet ndaj Kosovës/ Lulzim Rafuna: Lajm i mirë, masat ndikuan negativisht në ekonominë e vendit

schedule17:31 - 23 Maj, 2025

schedule 17:31 - 23 Maj, 2025

Bashkimi Evropian ka nisur t’i heqë dalëngadalë masat sanksionuese Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kushtin që t’i ulë tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Kështu paralajmëroi në Prishtinë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Lulzim Rafuna, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në emisionin ‘Balkan Update’ në ABC News tha se plani për heqjen e masave ndaj Kosovës është një lajm i mirë. Ai shtoi se masat vetëm ndaj Kosovës dhe ko Serbisë ishin të palogjikshme dhe se kanë ndikuar shumë në ekonominë dhe figurën e vendit.

“Largimi i masave është një lajm i mirë. Masat iu vendosën vetëm Kosovës, po t’i ishin vendosur edhe Serbisë do të kishte një logjikë. Por, iu vendosën vetëm Kosovës dhe kjo na ka ndikuar shumë në emrin dhe figurën tonë. Gjithashtu ka ndikuar shumë edhe tek ekonomia. Është një lajm i mirë që kanë filluar gradualisht. Shpresojmë shumë që të kemi dhe qeverinë e re, e cila do të jetë shumë e kujdesshme në koordinimin me politikat ndërkombëtare. Këto zhvillime janë të lidhura me dialogun dhe masat po fillojnë të largohen. Ngushtimi i Kosovës dhe Serbisë është i lidhur me dialogun, prandaj dhe ne na duhen njerëz kompetentë për të çuar para dialogun”, tha Lulzim Rafuna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!