“Kosova s’ka para nga plani i rritjes”, Rafuna: Mos konstituimi i qeverisë së re ndikoi në ngecjen e marrëveshjes

schedule17:41 - 23 Maj, 2025

schedule 17:41 - 23 Maj, 2025

Lulzim Rafuna, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në emisionin ‘Balkan Update’ në ABC News tha se plani për heqjen e masave gradualisht ndaj Kosovës është një lajm i mirë.

Ai tha se masa ndikuan negativisht në ekonominë dhe në reputacionin e Kosovës. Rafuna shtoi se për shkak të mos konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës bënë që vendi të mos përfitonte nga plani i rritjes, siç përfituan disa vende të tjera të Ballkanit.

“Këto janë projekte me shumë rëndësi. Nuk kemi zhvillime në hekurudhë ndërkohë që hekurudha është më e kërkuara sepse është më e lira dhe e shpejta për kalimin e mallrave. Kjo do të ndihmonte në pozicionimin e Kosovës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Mos institucionalizimi i Kosovës, mos realizimi i Kuvendit të Kosovës ndikoi në ngecjen e marrëveshjeve. Të gjitha vendet kanë marrë shumën e rritjes, kurse Kosova ka ngecur sepse nuk ka Kuvendin. Kjo është dhe sfida e Kosovës sepse që të ketë krijimin e Kosovës”, tha kreu i Odës Ekonomike të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!