Protesta e Unazës së re, në mbështetje të tyre deputeti i PD

schedule21:42 - 16 Tetor, 2019

schedule 21:42 - 16 Tetor, 2019

Banorët e Unazës së Re zhvilluan protestën e tyre të radhës edhe pasditen e së mërkurës, e cila është monitoruar nga policia. Pas lirimit nga Gjykata Penale e Tiranes së bashku me 9 banorë të tjerë të Unazës së Re të arrestuar nga policia, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i është bashkuar sërish protestës. Balliu ka akuzuar Kryeministrin Rama për për sjelljen e policisë me banorët e Unazës.

Ndërsa bëhet një vit nga nisja e protestës së tyre, banorët kërkuan anulimin e projektit të Unazës së Madhe.

Protesta e së mërkurës u zhvillua pa incidente. Banorët protestuan në trotuar duke mos bllokuar qarkullimin e automjeteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!