I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, me Enkel Demin , zëvednës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka folur për protestën e thirrur nga Presidenti Meta, më dy mars. Sipas tij Meta po kërkon të mbrojë interesa personale.
“Presidenti është shumë i kompromentuar, nëse do të kishte merak Kushtetutën, ai ka patur raste për të bërë korigjime. Kushtetuta për të është thjesht arsye për të mbrojtur interesa personale. Askush nuk e ka pasur me dëshirë për të bërë këto ndryshime kushtetuese, por flasin me arysetimin se duhet mbrojtur. Meta kur preferoi që një anëtare e sapo zgjedhur nga Kuvendi detyroi Parlamentin të shikonte mundësinë e marrjes së një veprimi për të korigjuar këtë caktim personal. Presidenti është duke theksuar marrëdhëniet personale me detyrat kushtetuese”, tha Koçi.
Më tej ai theksoi se Presidenti i Republikës duhet të respektonte Kushtetutën.
“Kur ka një sjellje partiake, tifozet e asaj partie do e mbështesin. Sa herë që Shqipëria është në prag të një ndërrmarje pozitive gjenden arsye për të bërë nga këto protesta ku pretendohen çlirime. Presidenti i Republikës nuk duhet të sillet si kryetar i LSI”, u shpreh ai.
Sabotimin më parë e përdorte ish-kryeministri Sali Berisha, tani përdoret edhe nga mazhoranca?
“Është e çuditshme përse ndodh gjithmonë kështu. Reforma në Drejtësi është një tjetër objektiv. Opozita në momentin që ka filluar reforma në drejtësi ka qenë në alencë të hapur me sistemin e vjetër. Me faktet që dolën në procesin e “Vettingut” u duk që reforma pati sukses. Objektivi i tretë i opozitës është lufta me ndërkombëtarët”, u shpreh ai.
Një Prokurore në Shkodër ishte e papërshtatshme me këtë sistem, dhe njerëz të lidhur me PS kalonin sistemin?
Koçi: Ky është këndvështrim personal. Reforma dëshmoi që sistemi i drejtësisë ishte i korruptuar. E përgjithshmja doli ashtu siç e ka thënë populli, se ka vuajtur në dyert e drejtësisë.
Si nuk pashë një politikan të Rilindjes të jetë i shqetësuar për marrëdhëniet me drejtësinë?
“Rilindja” është një slogan. Ilir Meta është “Rilindje” e Sali Berishës. Por, shoqëria nuk është më ajo që ka qenë./abcnews.al