Protesta e të rinjve të opozitës, procedohen penalisht 9 persona

schedule15:51 - 30 Maj, 2018

schedule 15:51 - 30 Maj, 2018

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 organizatorët e protestës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ato të Lëvizjes Rinore për Integrim të mbajtur një dië më parë në Ministrinë e Brendshme.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se, të proceduarit kanë organizuar dhe manifestuar në mënyrë të paligjshme, duke gjuajtuar me vezë dhe me sende të tjera në drejtim të zyrës së ministrit Xhafaj.

Belind Këlliçi,  kreu i FRPD, bashkë me 8 të rinj të tjerë, iu dërguan materialet në Prokurorinë e kryeqytetit, pohon policia. Edhe për protestën e 26 Majit të mbajtun nga opozita, uniformat blu proceduan 31 tubues, ndërsa mbetën të lënduar 11 efektivë dhe 2 qytetarë./abcnews.al