Protesta e studentëve para Kryeministrisë, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme

schedule15:57 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 15:57 - 14 Dhjetor, 2018

Vijon para Kryeministrisë protesta e studentëve që mbeten të vendosur në kërkesat e tyre. Protesta nisi si çdo ditë rreth orës 10:00 përpara selisë së qeverisë me thirrje për realizimin e 8 kërkesave.

Ndërsa një grup i vogël studentësh kishte kaluar natën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit vazhdojnë të refuzojnë dialogun me qeverinë, ndërsa sot në drekë ata kanë paraqitur një kërkesë tjetër. Ata kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të parlamentit, ku deputetët të diskutojnë për kërkesat e paraqitura prej tyre.

Studentët protestues i kanë lënë afat kryeminisitrit Rama deri sot pasdite për t’u shprehur për këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme parlamentare.

Më pas ata thonë se do të përshkallëzojnë protestën, duke ftuar te gjithë qytetarët e vendit t’i bashkohen protestës së tyre në rang kombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!