Protesta e studentëve/ Hasimja: Shqiptarët pritën fëmijët që t’u bënin punët

schedule22:20 - 25 Janar, 2019

schedule 22:20 - 25 Janar, 2019

Analisti Ermal Hasimja është shprehur se shqiptarët pritën që punën t’ua bënin fëmijët e tyre. Ai e kishte fjalën për protestën e studentëve, ku shumica dërrmuse e shqiptarëve sipas tij prisnin studentët që t’u zgjidhinin hallet.

“Kur ngrihet një protestë ata që fillojnë dhe dyshojnë janë skeptikët të cilët nuk e pëlqejnë diçka, por minimalisht e mbyllin gojën më vonë. Përveç studentëve shumica dërrmuese e shqiptarëve që e kanë mbështetur protestën prisnin që studentët të bënin edhe punën e tyre. Ata nuk prisnin që studentët të dilnin vetëm për kërkesat e tyre por edhe si shqiptarë, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me vjedhjen, korrupsionin etj.

Natyrish është edhe puna e studentëve sepse ishin ata që donë në ’90. Studnetët e kanë këtë lloj roli dhe janë edhe pjesa më e gjallë e shoqërisë. Nuk kanë çfarë humbin se nuk i nxjerr njeri nga puna e etj. Mendoj se shqiptarët e prisnin këtë lloj gjëje nga studentët dhe kjo gjë nuk erdhi. Në mënyrë të pandershme shqiptarët prisnin që fëmijët e tyre t’u bënin punën. Normalisht shqiptarët duhet të ishin të gjithë sot në protestë. Nuk e bëjnë këtë lloj gjëje ku një pjesë ikin në Gjermani, një pjesë mbyllin gojën dhe një pjesë e kanë vendin e punës. Në momnetin që e mbyllën protestën përpara kërkesave të tyre egoiste mendoj se një pjesë e shqiptarëve e kanë humbur pozitivitetin ndaj protestës. Prandaj thash është e pandershme sepse duhet të dilnin vetë qytetarët që ta bënin këtë punë e të mos prisnin të dilnin studentët”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!