Të paktën 44 persona janë shoqëruar në polici pas përfundimit të protestës së opozitës në Tiranë.
18 protestues janë shoqëruar në komisariatin nr 1, 5 janë dërguar në komisariatin nr 3 ndërsa 21 të tjerët janë shoqëruar tek komisariati nr 6.
Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku disa prej qytetarëve u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Protesta nisi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00, me moton “O sot, o kurrë”.
Organizatorët u shpërndanë me mbështetësit e tyre në disa pika kyçe të kryeqytetit, përfshirë Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Willson” dhe “Pallati me Shigjeta”, duke “paralizuar” qarkullimin e automjeteve./abcnews.al