Protesta e opozitës/ Policia e Shtetit: Janë lënduar 6 efektivë, po identifikojmë autorët

schedule17:00 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 17:00 - 18 Dhjetor, 2017

Gjashtë efektivë të policisë u plagosën gjatë protestës së organizuar nga opozita në hyrje të Parlamentit, mesditën e kësaj të hëne.
Sipas njoftimim zyrtar të policisë së shtetit, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa dy prej efektivëve të lënduar ishin femra. Më herët njërin nga efektivët e plagosur e vizitoi edhe ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë policia në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Tiranës po verifikojnë personat të cilët kanë ushtruar dhunë gjatë protestës kundër efektivëve blu. Ende nuk ka një shifër zyrtarisht nga Policia e Tiranës të personave të shoqëruar në ambientet e drejtorisë së kryeqytetit. Shumë nga protestuesit tentuan me forcë të futeshin në ambientet e jashtme të parlamentit, por që u ndalën nga kordoni i policëve të dislokuar aty prej mëngjesit të së hënës. Për të ruajtur rendin u angazhuan rreth 1200 efektivë, përfshirë këtu edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe agjentët e Antiterrorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!