Protesta e opozitës, automjetet dhe qytetarët përballen me trafik të rënduar

schedule15:34 - 5 Mars, 2019

schedule 15:34 - 5 Mars, 2019

Për shkak të protestës gjatë paradites së sotme ka pasur trafik të rënduar në shumë akse kryesore të Tiranës.

Protestat e thirrura nga opozita para selisë së qeverisë apo parlamentit, kane shkaktuar trafik të rënduar në disa nga rruget kryesore të kryeqytetit.

Siç e tregojnë pamjet e fokusuara nga kamera e ABC News, kjo është situata pranë rrugës së Durrësit, pranë Bankës së Shqipërisë dhe rrugës së Kavajës

E njëjta situatë me trafik të rënduar ishte edhe nga zona e 21 dhjetorit në drejtim të Fakultetit të Inxhinierisë dhe pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi

Teksa lideri i opozitës Basha u bëri thirrje protestuesve ta ndjekin për të shkuar pranë godinës së KQZ-së, të gjithë automjetet dhe qytetarët që ndodheshin në zonën pranë Bashkisë së Tiranës për në drejtim  të Parlamentit janë bllokuar në trafik për disa minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!