Protesta e gomave/ Avokati: Flamur Noka, ushtar i Berishës me politikë destabilizuese! Gazetari: Protesta, banale e qesharake!

schedule23:48 - 6 Qershor, 2024

schedule 23:48 - 6 Qershor, 2024

Avokati Romeo Kara, foli në “Ora e Fundit” në ABC News, për protestën e dhunshme të Rithemelimit jashtë Parlamentit, paralelisht me seancën plenare në Kuvend.

Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është përgjegjësi për tensionet e krijuara. Ndërsa theksoi se ajo çfarë u pa në Kuvend ishte edhe veprimi i turpshëm i Flamur Nokës duke goditur gardën, i cili sipas avokatit është kthyer edhe në një ushtar të Berishës.

I gjithë qëllimi kryesor sipas avokatit është destabilizimi sepse kjo është e vetmja politikë që Berisha mund të mbijetojë.

“Nëse ne çojmë në parlament persona të tillë, gjysmë të çmendur të paturp, parlamenti do të kthehet në çmendinë. Duhet t’i kthejmë parlamentit dinjitetin. Flamur Noka guxon shkon në parlament, bën vepër penale duke goditur gardën. Është një njeri i lidhur te Berisha, ofron ndihmën e tij për politikë destabilizuese të Berishës. Berisha e kemi thënë që mbijeton në politikë me destabilizim. Frymëzuesit kryesor i të gjitha të këqijave, ngel prapë Berisha. Është fatkeqësi për ne që kjo kohë nuk po merr fund”, tha avokati.

Nga ana e tij gazetari Ardit Rada u shpreh se deputetët e Rithemelimit janë në garë me njëri-tjetrin se kush do t’i shërbejë Berishës, ndërsa e vlerësoi protestën si qesharake dhe banale.

“Protestën e sotme të shoh të ndarë, deputetët janë të ndarë se kush i bën shërbimin më të madh Sali Berishës. Është qesharake të shohësh se partia që pretendon të vijë në pushtet nuk mbledh dot as njerëz”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!