Protesta e dhunshme/ Frrok Çupi: Ky është identiteti i PD së Sali Berishës

schedule20:22 - 7 Tetor, 2024

schedule 20:22 - 7 Tetor, 2024

TIRANË- Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Real Story”, komentoi protestën e opozitës këtë të hënë, proteste kjo e cila vijoi me akte dhune dhe me hedhje molotovësh para disa institucioneve, përfshirë dhe selinë e PS-së.

Ai theksoi se skenat e dhunës së sotme, janë imazhi që përfaqëson Partia Demokratike e Shqipërisë dhe vetë Sali Berisha.

“Ky është identiteti i PD, por edhe i vetëqeverisjes së PD. PD e Berishës me kundërshtarin merret vesh vetëm me eliminimin, nuk ka dialog me kundërshtarin. I shkon në shtëpi. Berisha ka vepruar me grupe jashtëligjore, jashtë institucionale. Ai ka kërcënuar, ka vrarë dhe djegur me grupe të tilla. Ai e nisi me grupin e dhunës që në 1994 në Shënavlash. Pas asaj është djegur Tropoja, Lushnja, Fieri, Tirana disa herë. Dëmi më i madh që i është bërë shtetit nën qeverisjen e Berishës, ka qenë se ka ushtruar dhunë, presion dhe pushtet të ligë, nëpërmjet bandave private dhe asnjëherë nuk u ndërtua shteti. Ne sot shohim një organizatë amorfe, që mund të hedhë bomba nga të gjitha anët por mbetet pamja tipike, e asaj se çfarë ka qenë Shqipëria e Sali Berishës. Ishte protestë, pa ide, pa program, pa të nesërme, pa asgjë që i përket një organizmi shtetëror. Kjo protestë kulmoi në djegien e PS, që është një pa princip dhe paburrëri”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!