Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e 24/ Beqiri: Grekët e serbët vunë në shërbim Berishën për protestën

schedule23:34 - 23 Qershor, 2026

schedule 23:34 - 23 Qershor, 2026

Avokati Idajet Beqiri thotë se protesta në Tiranë nuk ka për qëllim mbrojtjen e flamingove në Zvërnec.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se grekët dhe serbët kanë vënë në shërbim Sali Berishën për protestën.

Beqiri shtoi se shtetet armiqësore nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian.



“Protesta, pas ditës së dytë së saj, u duk qartë që nuk ishte ajo agjenda për të cilën nisi, ishte çështja e Shqipërisë. Në ditëne  24, ne pamë që kjo protestë flet gjuhën e Sali Berishës gjuhën e Hamasit, gjuhën e antishqiptarëve të vërtetë. Shikoni kush nga ngelur aty dhe me çfarë gjuhe po flasin. Sot pati disa incidente atje. Ikën qytetarët e pastër. Kush i udhëheq këto protesta? Këta u shfrytëzuan, u lanë në rrugë. Qëllimet e tjera kanë dalë sheshit. Aty. qëllimi kryesor i kësaj proteste, është e thellë politike, por në fund ka emërues të përbashkët, nuk e duan Shqipërinë në BE. Duan të na e djegin edhe këtë shans. Ata njerëz dje Berisha kryesisht, hedh gurin dhe fsheh dorën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!