Protagonistët e Artit Pamor nisin debatin

schedule16:20 - 26 Nëntor, 2018

schedule 16:20 - 26 Nëntor, 2018

25 emra të njohur të artit pamor bashkëkohor janë bërë bashkë në ngjarjen kulturore “Process” .  Krahas prezantimit të veprave të artit me filozofi të fortë social politike, ata nisin edhe procesin e diskutimit të artit pamor dje dhe sot.

Ndryshe nga vite më parë kësaj radhe piktorë të njohur si Gazmend Leka, Vladimir Myrtezaj, Ardian Isufi, Arben Bajo, Sadik Spahija, plot 25 artistë të cilët janë edhe pedagogë vijnë ndryshe, jo me një ekspozitë, por ata hapin një proces diskutimi mbi artin. Kuratori Ilir Kaso këtë shteg procesi e ka nisur simbolikisht me Gjon Milin fotografin e njohur me origjinë shqiptare për këtë arsye.

Dekani i Arteve të Bukura Ardian Isufi thotë se kjo është një bienale e mirëfilltë arti e shtrirë edhe në dy hapësira të tjera ekspozimi.

Simbolika e artit, mediumet janë të ndryshme. Ata përcjellin shqetësime sociale, politike me gjuhën e artit.

Por në këtë proces nuk mungon edhe “in memorie” për ata të cilët nisën rrugëtimin artistik me shenja të modernizmit edhe në kohë të vështitra.

Për 3 javë jetë artistike do të jenë më prezent se kurrë në tre hapësira galerish për të diskutuar mbi artin pamor me vizitorët dhe njerëzit që e duan artin pamor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!