Emra të njohur të artit pamor vijnë me shqetësimet social-politike në ekspozitë

schedule16:09 - 25 Nëntor, 2019

schedule 16:09 - 25 Nëntor, 2019

32 artistë, emra të njohur të artit pamor shqiptar sjellin shqetësimet social-politike me gjuhën e pikturës. Kuratori Besim Tula, thotë se “nëntori” në këto 22 vite ka mbijetuar falë këmbënguljes së  artistëve, pasi Ministria e Kulturës nuk i ka mbështetur. Ekspozita, kësaj here ka theks të fortë social politik.

Prej 22 vitesh , emra të njohur të artitr pamor të gjenertave të ndryshme , si Ksenofon Dilo, Kujtim Buza , Gazmend Leka , Aleksandër Filipi  apo Besim Tula vazhdojnë  Rrugëtimin artistik me ekspozitën Nëntori.

Kjo ekspozitë karakterizohet nga larmi stilesh dhe temash, por sipas kuratorit Tula, kjo është tabloja e Shqiperisë sot

Vete Besim Tula, është një vëzhgues i hollë i aspektit social.

Gazmend Leka kësaj here vjen me një skenë paqeje, ndryshe nga ekspozita e tij personale “Dhoma e hapave të humbur”.

Por as këtë nëntor nuk mungojnë peisazhet poetike dhe portretet.

Edhe kesaj here artistet e njohur nuk  juanë mbështetur nga institucionet kulturore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në galerinë Fab.

Prej 22 vitesh breza të njohur artistësh takohen me energjinë e tyre krijuese në ekspozitën Nëntori. /abcnews.al