Protagonist në eleminimin e Belgjikës, kapiteni i “Djajve” njofton largimin nga Kombëtarja

schedule17:44 - 5 Korrik, 2024

schedule 17:44 - 5 Korrik, 2024

Ashtu, siç pritej Belgjika e mbylli rrugëtimin e saj në Euro 2024 në fazën e 1/16-tave teksa u mposhtën nga “Gjelat” e Francës, me rezultatin minimal, 1 me 0, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit falë një autogoli, të qendërmbrojtësit, Jan Vertonghen, duke i dhënë shumë më herët seç pritej lamtumirën këtij edicioni, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Eleminimi i Kombëtares së tij pas një autogoli duket se ka lënë një shije “të hidhur”, në kujtesën e Vertonghen, i cili vetëm 4 ditë pas eliminimit mbrojtësi ka njoftuar këtë të premte edhe tërheqjen e tij nga kombëtarja belge, me 37-vjeçarin që këtë lajm e bëri publik me anë të një postimi në profilin e tij, në rrjetet sociale.

Ndërkaq, kujtojmë se Jan Vertonghen që aktualisht aktivizohet në Belgjikë me skuadrën e Anderlecht, debutoi me kombëtaren e tij në vitin 2007 dhe ndaj Francës ai zhvilloi ndeshjen numër 157, teksa realizoi edhe 10 gola, teksa ishte pjesë e “Djajve të Kuq”, të plot 6 kompeticione madhe, tre Botërorë 2014, 2018 e 2022, si dhe tre Kampionat Evropianë 2016, 2020, 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!