Protagonist i “aspirinave”, Arsenal, PSG e Newcastle në “garë” për anësorin francez

schedule16:31 - 11 Maj, 2023

schedule 16:31 - 11 Maj, 2023

Padyshim një nga protagonistët e “ringritjes” së “aspirinave” të Bayer Leverkusen nga tekniku spanjoll Xabi Alonso këtë sezon është dhe anësori francez i krahut të majtë, Moussa Diaby, i cili falë performancave fantastike tashmë ka rënë në “lupën” e skuadrave angleze.

Sipas prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, për ish-talentin e PSG po tregojnë interes të vazhdueshëm “topçinjtë” e Arsenal, si dhe “dallëndyshet” e Newcastle, me këta të fundit që prej kohësh tashmë e kanë treguar interesimin për “shigjetën” franceze.

Për anësorin të interesuar gjithashtu janë edhe “gjigandët” e PSG, me 23-vjeçarin që pëlqehet shumë nga Luis Campos, i cili e dëshiron një rikthim të Diaby në “Parc des Princes”, pas largimit të këtij të fundit drejt “aspirinave” në vitin 2019.

Mirëpo, Leverkusen nuk dëshiron të largojë një prej lojtarëve të tyre më të mirë dhe e vetmja mënyrë për t’i prishur mendjen “aspirinave” është një shumë e madhe parash, me klubin që nuk do të konsiderojë asnjë ofertë më të vogël se 50 milionë euro për anësorin francez.

Ndërkaq, kujtjomë se Diaby është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të klubit gjerman, me anësorin që ka shënuar plot 14 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 45 ndeshjet e zhvilluara deri më tani për “aspirinat”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!