Fati i kampionateve të këtij sezoni nuk dihet ende, por drejtuesit e klubit vazhdojnë punën për të përforcuar skuadrat e tyre. Merkato nuk ndalet kurrë dhe Barcelona i ka propozuar një shkëmbim Pep Guardiolës.
Katalanasit pëlqejnë shumë Joao Cancelo për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ofrojnë një tjetër portugez për Manchester Cityn. Ai është Nelson Semedo, i cili luan në të njëjtin rol. Të dy lojtarët janë pjesë e kombëtares luzitane dhe sezoni i ardhshëm mund t’i gjejë në skuadra të ndryshme.
Telegraph raporton se negociatat janë në një fazë të avancuar dhe marrëveshja finale është një afër. Një mundësi e mirë për të dy klubet për të freskuar linjën e djathtë, aq më tepër duke mos shpenzuar asnjë cent. /abcnews.al