Ndajnë qëndrime të kundërta për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Por në mbledhjen e këshillit të mandateve u bënë bashkë në marrjen e një vendimi.
“Nuk është në kalendarin e Kuvendit. Dhe rregullorja thotë që s’mund të futet në punën e komisioneve pa u fut në kalendarin 3-javor”- deklaroi Halimi.
“Unë e konsideroj të drejtë kërkesën, të hiqet nga rendi i ditës. Të plotësohen dy javë. Sigurisht jemi vonë, por kur pritem dy vjet të presim dy javë. Të mos përdoret politikisht”- tha Ruçi.
Më pak se 30 minuta nuk iu desh që të binin dakort për heqjen nga rendi i ditës . Ndërsa për miratimin e ndryshimit të kodit të sjelljes së deputetëve nuk ia dolën as pas më shumë se dy orësh debat. Për opozitën është luks të diskutosh për kod etike kur shkelet kushtetuta.
“Po për deputet që marrin fonde nga grupe kriminale, apo deputet që shkelin kushtetutën çfarë do të ndodhë”, “Ne shkelim kushtetutën dhe themi ska asnjë problem dhe ne diskutojmë etikën kur shkelim kushtetutën,
Pavarësisht se pesë votuan pro dhe pesë kundër për vazhdimin ose jo të diskutimit mbi kodin e sjelljes së deputetëve, në fund të gjitha pikat u miratuan vetëm me votat e mazhorancës./abcnews.al