Pronari i dënuar për trafik narkotikësh, konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro

schedule13:52 - 13 Qershor, 2023

schedule 13:52 - 13 Qershor, 2023

Në Lushnjë është konfiskuar një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Gjykata e Apelit në Vlorë vendosi që kjo pasuri të sekuestrohet, pasi sipas saj, është dokumentuar se apartamenti është përftuar nga paratë e pista.

Pronari i saj është një 43-vjeçar me banim në qytetin e Lushnjës.

Grupi hetimor dhe prokuroria vijon punën për të dokumentuar të plotë veprimtarinë e 43-vjeçarit./ abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!