Pronari i banesës plagos punëtorin

schedule11:43 - 14 Shtator, 2019

schedule 11:43 - 14 Shtator, 2019

Një punëtor është plagosur me thikë këtë të shtunë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Keta”. Mësohet se D.L. 51 vjeç është goditur me thikë nga pronari i banesës ku po punonte.

Autori i sulmit është 44-vjeçari me iniciale S.A. Ai është person me precedentë të mëparshëm penal pasi është dënuar për “Vjedhje”. Paraprakisht dyshohet se autori e ka goditur punëtorin për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po vazhdon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa ndaj autorit të sulmit rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Disa javë më parë, një punëtor humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri. Indrit Çelaj u qëllua me një plumb në kokë teksa ishte duke montuar një kondicioner në banesën e familjes Kusi.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të akuzuar për vrasjen. Ndërkohë në qeli kanë përfunduar si persona që janë implikuar në këtë ngjarje, Bujar Kusi, Ferdinand Bakkali, Edmond Sula dhe Luan Çaka.

Dyshohet se shkak për konfliktin ndërmjet autorëve dhe viktimës të ketë qenë pikërisht defekti në kondicionerin që edhe pse ishte riparuar përsëri kishte probleme teknike.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!