Pronarët e guroreve në malin e Tomorrit kërkojnë rikhtimin, policia nuk i lejon

schedule10:45 - 6 Gusht, 2019

schedule 10:45 - 6 Gusht, 2019

Pronarët e guroreve të mbyllura në malin e Tomorrit tentuan të shkojnë e të rinisin punë, por policia nuk i lejoi. Një ditë më parë Gjykata e Apelit u kishte dhënë të drejtë megjithatë  në zonën e qafës së Novajt në Skrapar, kamionët nuk munden ta kalonin rrugën.

Bashkë me policinë vendore ishin dhe Forcat Speciale. Pronarët thanë se vendimin e kishin nisur në rrugë zyrtare dhe duhet të rifillonin punën, por policia iu përgjigj se nuk do të lejonin gërmime për gurë në malin e Tomorrit.

“Drejtoria vendore e policisë së Beratit është duke ushtruar detyrën e saj, duke bërë pengimin e subjekteve të ushtrimit të aktivitetit të gurit në malin e Tomorrit. Në lidhje me vendimin e gjykatës , drejtoria vendore e policisë Berat nuk është njohur zyrtarisht me këtë vendim. Në momentin që ne do njihemi zyrtarisht me vendimin, konform ligjit, atëherë do të veprohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Guroret në Tomorr kanë 22 muaj që nuk punojnë pasi qeveria e shpalli malin park të mbrojtur kombëtar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!