Prokuroria thirrje Tahirit që të dëshmojë për dosjen “Habilaj”

schedule13:54 - 27 Tetor, 2017

schedule 13:54 - 27 Tetor, 2017

Në kohën kur 4 oficerët e policisë gjyqësore ui drejtuan për kontroll banese së deputetit Saimir Tahiri një ditë më parë, ata i kanë dorëzuar në të njëjtën kohë edhe fletë-thirrjen për të dëshmuar në prokurorinë e krimeve të rënda. Letra mban firmën e kreut të akuzës së krimeve të rënda besim hajdarmatja, ku i kërkon që ish-ministri i brendshëm të jape shpjegime për implikimin e emrit të tij në grupin kriminal të Habilajve. Gjithashtu kërkohet nga deputeti socialist që sqarojë edhe njëherë në prokurori mënyrën se si ka shitur automjetin e tij tek personat nën hetim sic janë vëllezërit habilja. Ende nuk ka një përgjigje nga vetë tahiri, të cilit iu drejtua ftesa për t’u paraqitur në prokurori se kur do të shkojë.