Prokuroria kërkon që Mario Meshini të marrë statusin si dëshmitar i mbrojtur

schedule14:21 - 4 Shkurt, 2018

schedule 14:21 - 4 Shkurt, 2018

Dëshmitari kyç, Mario Meshini, pohimet e të cilit, çuan në prangosjen e killerit me pagesë të importuar nga Greqia, pritet të fitoi statusin e të mbrojturit të drejtësisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kërkojë që thëniet e Meshinit në polici të merren në konsideratë nga trupi gjukues, për të përfituar statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Mario Meshini mund të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Ecuria e hetimeve po shkon në këtë synim.
Dëshmia e tij, i arrestuari i parë nga policia si personi që dyshohet se ka përkrahuar ekzekutorin e Devi Kasmit, çoi edhe në prangosjen e killerit me pagesë grek, Efthymiou Efthymious.

Por ndyshe nga policia, prokuroria do të ndjekë një rrugë tjetër. ABC News ka mësuar nga organi i akuzës se ka vlerësuar pohimet e Mario Meshinit, pasi përshkrimi që ai bëri gjatë fazës së marrjes në pyetje, përkonin me identitetin e shtetasit helen.

Edhe pse Gjykata Penale e Tiranës e la në masën e sigurisë atë të “Arrestit me burg”, dosja e Mario Meshini pritet ti bashkohet pjesës tjetër të grput të strukturuar kriminal pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Grupi hetimor po punon që Meshini të përfitojë statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, pasi ishte prezent në momentin e vrasjes së Devi Kasmit. Nëse Mario Meshini nuk do të tërhiqet nga thëniet e tij në polici, pasi kishte arritur të shquante disa tipare të vrasësit, atëherë kjo është një provë e fortë për Prokurorinë për të faktuar akuzat e saj për vrasësin 41-vjeçar të importuar nga Greqia.

Mbrëmjen e 29 Janarit, Meshini kishte lënë një takim me viktimën, Devi Kasmi, poshtë banesës së këtij të fundit në lagjen “Kongresi i Manastirit”. Por në momentin që Kasmi po dilte nga automjeti i tij, u qëllua disa herë pas shpine nga një person me trup të gjatë dhe me shumë mjekër, pohoi 26-vjeçari Meshini.

Ndërkohë për ekzekutimin e tipit mafioz u prangosën përveç shtetasit grek edhe Elton Halipaj, Malvin Dinellari e Elton Hoxhallari. Policia thekson se Aurel Hoxhallari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Devi Kasmit. 40-vjeçari ndodhet në arrati, ndërsa në vilën e tij, e ndodhur në Kodër Mëzes në periferi të kryeqytetit, uniformat blu gjetën një arsenal të vertetë armësh, duke filluar nga snajper, automatikë, eksplozivë, mina me telekomandë e deri te raketahedhëse./abcnews.al