Prokuroria kërkon lirimin e Iliaz Labit

schedule15:34 - 18 Prill, 2018

schedule 15:34 - 18 Prill, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 5 vite burg për Iliaz Labin, i akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i shpëton burgut për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa në seancë e radhës pritet të dalë për pretencë edhe eprori i Labit, Artur Zoto.

Dy vite nga nisja e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Iliaz Labin, organi i akuzës ka kërkuar 5 vite burg për ish-nëndrejtorin e Burgjeve. 

I pranishën në sallën e gjyqit, ishte vetë i pandehuri, bashkë me katër personat e tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike. Për Artur Laskaj, Shemsi Sinani, Nexhmi Balla dhe Ylber Kalaja, prokuroria kërkoi 3 vite burg.

Labi, qëndroi i qetë në kohën, kur prokurorja Elisabeta Ymeri ishte duke lexuar konkluzionet përfundimtare. Pavarësisht se Ymeri kërkoi 5 vite burg për ish-zv/drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, ky i fundit ka fituar më herët satusin e bashkëpunëtorit, dhe si i tillë, theksoi prokurorja, Labit i pezullohet dënimi me burg.

Të njëjtin qëndrim prokuroria mbajti edhe për të pandehurin tjetër Ylber Kalaja, duke kërkuar shuarjen e dënimit me 3 vite burg. Pavarësisht kërkesës së organit të akuzës, do të jetë gjykata ajo që do të vendosë, nëse do të pranojë kërkesat e prokurorisë apo jo.

Sipas hetimeve doli e provuar, vijoi prokurorja në sallën e gjyqin, se Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, të kenë përfituar 2 milionë lekë nga tenderat e ushqimeve ne institucionet e vujatjes se denimit.

“Ata kishin përcaktuar më herët fituesin, zhvilluan prokurorimet pa shpallje publike më 31/05/2016 , duke përcaktuar fitues, Ylber Kalanë me kampaninë e tij, “Vllaznia”, theksoi prokurorja.

Sipas dosjes së prokurorisë, personi i dyshuar, Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat e akuzuar, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.05.2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti “Nelsa”, me administrator shtetasin Nexhmi Balla.

Ndërkohë më 26 Prill pritet që prokuroria të paraqesë edhe konkluzionet përfundimtare për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i akuzuar edhe ky për korrupsion të funksionarëve publik./abcnews.al