Prokuroria e Përgjithshme për rastin e Llallës

schedule17:55 - 16 Shkurt, 2018

schedule 17:55 - 16 Shkurt, 2018

Prokuroria e Përgjithshme nuk i dha një përgjigje të prerë kërkesës së Zërit të Amerikës për të mësuar nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Kjo kërkesë u bë pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni.

Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të familjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me arsyetimin e përfshirjes së këtij të fundit në vepra të mëdha korrupsioni, Zëri i Amerikës ka kontaktuar institucionin e akuzës për veprimtarinë e saj ndaj kësaj situate. Një përgjigje pa përgjigje, shprehet VOA për deklaratën e prokurorisë së përgjithshme e cila shkruan se…

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës i jep përparësi integritetit moral dhe professional të zyrtarëve. Insitucioni i jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorëve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet dhe mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e shtetit të së drejtës.”

Përgjigja ka ardhur ditën, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organ i procesit të Vettingut, ka shpallur ndalimin e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën pas tërheqjes së tij nga e drejta për t’u zgjedhur gjyqtar në Apel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!