Prokurorët Gashi dhe Gina akuzojnë kryetaren e KPA

schedule15:40 - 31 Maj, 2018

schedule 15:40 - 31 Maj, 2018

Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga ajo e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina, gjithashtu prokuror i pezulluar nga detyra, përmes një deklarate për mediat kanë kërkuar shqyrtimin e ankimimit të tyre pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të depozituar 14 ditë më parë.

Thirrja vjen pasi ky Kolegj hodhi shortin për trupën që do të shqyrtojë këtë ankimim, u përball me situatën ku relatori i çështjes, brenda kornizës ligjore, dha dorëheqjen.

Dy prokurorët Gashi dhe Gina akuzojnë Kolegjin e Apelimit se në mungesë të një rregulloreje të brendshme që specifikon zëvendësimin e relatorit të çështjes, rihedhja e shortit për caktimin e një trupe të re do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar kohore.

Zvarritje të pajustifikuar dhe lejuar nga kryetarja e këtij institucioni e quajnë prokurorët mos regjistrimin e ankimimit të tyre për gjykim duke penguar marrjen në shqyrtim një çështje që prek interesa imediate për ta./abcnews.al