Projekti “Veliera”, shtyhet për të gjashtën herë vendimi nga Gjykata Administrative e Durrësit

schedule15:25 - 13 Nëntor, 2017

schedule 15:25 - 13 Nëntor, 2017

Ambjentalistët pritën plot tre orë para Gjykatës së Durrësit për vendimin në lidhje me projektin Veliera. Por dhe kësaj here relatori i çështjes kërkoi kohë për tu njohur me pretendimet.

Tre orë para gjykatës në pritje të një vendimi. Por kjo është e gjashta herë që Gjykata Administrative Durrës shtyu marrjen e vendimit për projektin “Veliera”. Relatori i çështjes, Ergys Gashi, pasi u njoh me pretendimin e shoqërisë civile mbi arsyetimin e pengimit te zhvillimit të projektit në dëm të zonës së mbrojtur arkeologjike, kerkoi me shume kohë për të mare vendimin. Shtyrja e vendimit solli reagimin e shoqerisë civile si dhe ambjentalistit Sazan Guri.
Punimet për zbatimin e projektit “Veliera” u pezulluan në muajin mars të ketij viti pas protestave së një grupi aktivistësh të shoqerisë civile si dhe ekspertëve të arkeoligjisë të cilët pohuan se cënohet trashëgimia historike dhe se projekti rrezikon të zhduke të dhëna të rëndësishme arkeologjike. Në atë kohe aktivistët iu drejtuan gjykatës së Durrësit për të bllokuar punimet, ku u vendos sekuestro preventivë. Ndërkaq edhe Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit kërkoi që të ndryshohej projekti i Velierës që të ruhet trashëgimia kulturore./abcnews.al

 

https://youtu.be/k4kGUZdTydU

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!