IKMT hodhi në erë pallatin 6-katësh ne Fier. Shpërthimi ishte i kontrolluar, dhe me eksloziv. IKMT nga 29 janari vazhdon aksionin për zbatimin e projektit të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica. Në fazën e parë të aksionit, që njihet si projekti i qendrës së Fierit, janë shembur 24 objekte, ndërkohë që te premten ka filluar faza e dytë. Në këtë fazë pritet të prishen 14 objekte të tjera anës lumit Gjanica. Objekti qe u shemb sot ishte i lartë gjashtë kate dhe specialistët e IKMT kishin hapur në trupin e tij 400 furnela (vrima) ku do të vendosen 8 kilogramë lëndë shpërthyese. Për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi, ishin vendosur 3 mijë thasë me rërë. IKMT u bëri thirrje njëherë pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishet, të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese./abcnews.al
Projekti për qendrën e Fierit/IKMT hedh në herë pallatin 6 katësh
schedule12:46 - 17 Shkurt, 2018
schedule 12:46 - 17 Shkurt, 2018