Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Projekti i parkut eolik të Tropojës/ Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

schedule10:40 - 12 Janar, 2026

schedule 10:40 - 12 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama në parkun eolik të Tropojës. Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me kompaninë e mirënjohur për gjithë procesin përgatitor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë.



Duke pasur parasysh eksperiencën dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë, unë kam shumë besim që jo vetëm do të përfitojmë një burim të ri të energjisë së rinovueshme, por do të përfitojmë dije të reja, dhe një kulturë të shtuar të punës dhe të veprimit në një sektor kaq strategjik. Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij investimi strategjik, duke e bërë Shqipërinë si një vend sovran në prodhimin e energjisë.

Kur na ka munguar shiu, na është dashur që të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blemë sasi të mëdha dhe me çmime të kripura, kurse kur sasia e shiut është prezentë, nuk kemi pasur mundësinë që ta kthejmë në energji elektrike”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!