Në emisionin “Real Story” në ABC News Roland Lami u shpreh se opozita duhet të tregojë oferta politike.
“Projektbuxhetet janë arena ku manifestohen çështje që përbëjnë programe, vizione të partive politike. A dominoi ky këndvështrim? Unë mendoj që jo. Qeveria e ka ezauruar ofertën e saj. Opozita ke detyrimin dhe nevojën për t’u dëgjuar për të tërhequr interesin vëmendjen e atyre që janë skeptik apo të pakënaqur. Këtu hyjnë në lojë ekspertët, programet, qëndrimet dhe s’fumohen etiketimet, zhargonet, banalitetet, sjelljet dhe niveli nëse do të jem në listë nesër apo jo. Mua më rezulton që më shumë ka dominuar kjo e fundit se sa e mira”, tha më tej Lami.
“Opozita është pa kauzë politike”, kështu u shpreh analisti Mentor Nazarko gjatë fjalës së tij
“Nuk e shoh si problem që qeveria përpiqet të garantojë investime të huaja. Por shoh problem me rishpërndarjen e bonuseve…Nga një qeverisje e majtë, mendoj që Shqipëria ende ka rrugë për të bërë…Zgjidhja mund të ishte krijimi i një fondi personal të fuqishëm për të ndikuar te pensionet. Fondi pensional të vepronte si publiko privat. Pra e majta duhet të punojë me urgjencë, pasi prekin një numër të madh njerëzish”, u shpreh Nazarko.
/abcnews.al/