Programi i kujdesit të syve në shkolla, rreth 10% e fëmijëve probleme me shikimin

schedule16:23 - 7 Qershor, 2022

schedule 16:23 - 7 Qershor, 2022

Rreth 10% e fëmijëve nga 6 në 14 vjeç që i janë nënshtruar kontrolleve të syve kanë shfaqur probleme me shikimin.

Një program i kujdesit për shikimin po zbatohet në shkollat e vendit nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në 66 mijë kontrolle që janë bërë në të gjithë Shqipërinë deri tani, janë rreth 6 mijë fëmijë të cilët duhet të shkojnë dhe të kontrollohen tek mjeku specialist. Dhe është shumë e rëndësishme që ju të gjithë t’i thoni prindërve që jo vetëm që e keni kryer por edhe t’u jepni fletët informuese të kontrollit të vizitës në shkollë dhe që prindërit më pas t’ju çojnë në poliklinikë për të bërë kontrollin e thelluar.”

Ndërkohë në 10 shkolla të Tiranës  jane çelur dhe kabinetet dentare.

“Dhjetë kabinetet që kemi vënë në Tiranë i shërbejnë jo vetëm këtyre 10 shkollave; jo vetëm 11 mijë nxënësve që kanë këto shkolla, por të gjitha shkollave të Tiranës. Sepse, kemi bërë një organizim shumë të mirë nëpërmjet zonave të përcaktuara, që i shërbejnë dhe shkollave të tjera.”

Pas kryeqytetit ministrja e Shëndetësisë tha se ky program do të shtrihet dhe në shkollat e Durrësit, Elbasanit e më pas në të gjithë vendin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!