Programet e lidhjeve, Zhaku: Janë plehra, trash! Autorja: Ndoshta nuk do i bëja, humba punën!

schedule18:58 - 13 Janar, 2021

schedule 18:58 - 13 Janar, 2021

Këtë të mërkurë në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar Zefina Hasani autore programesh, gazetarja Zhaklina Lekatari dhe dy protagonistë në reality show Antoneta Koçi dhe Olsi Klosi. Biseda u ndal pikërisht në letrën e publikuar në javën e parë të janarit nga gazetari italian Marco Galice, i cili ka kritikuar shumë median italiane për programet televizive që prodhojnë.

Zefina gjatë bisedës theksoi se çdo program televiziv ka një skenar pasi ka libra për formate të tilla të cilat duhet të studiohen.

“Ti mbledh personazhe të caktuara në një studio. Këtu është puna e madhe e autorëve dhe stafeve për mesazhet që do të përcjellin. Reality show merr personazhe reale të pa ndërtuar, por kjo nuk do të thotë që është pa linjë skenari sepse këtu nuk bën më televizion. Vëre kamerën atje në rrugë dhe lëre. Big Brother është reality show, por ka një bibël, libër të tërë që duhet ta lexosh, studiosh pasi janë piketa të patentës”.

Ermali e pyet nëse do ndryshonte diçka tek Përputhen apo Love Story, teksa ajo tha se ndoshta as nuk do I bënte. Ajo solli në vëmendje rastin kur humbi edhe punën se nuk pranoi që Ledri Vula të këndonte në natën finale të ‘The Voice’.

Ndërkohë, që Olsi Klosi tha se kur je në një program televiziv, sikur Big Brother 60% janë skenare, ndërkohë që realë janë 40%.   “Nuk mund të them se për çdo gjë ka skenare, por mund të jetë për shembull 60% skenim dhe 40% vetja. Sepse ti del tre herë me një person dhe thua nuk jam i qartë”, tha ai.

Antoneta Koçi shtoi se askush nuk ka ndikuar tek vendimet e saj, kur ka qenë pjesë e “Përputhen”, por kanë qenë të orientuar.  “Nuk mund të them se ka pasur skenarë, por strukturim. P.sh do fokusohemi tek kjo tema. Pastaj si e trajtojnë personazhet është shumë personale”. Gazetarja Lekatari tha se në Shqipëri programet më të ndjekura janë TRASH tv. /abcnews.al