“Profesor të qeras me një kafe”, u dhunua një ditë më parë në Tepelenë, zbardhet dëshmia e mësuesit të edukimit fizik

schedule10:17 - 17 Janar, 2023

schedule 10:17 - 17 Janar, 2023

TEPELENË – Zbardhet dëshmia e mësuesit të edukimit fizik, Kleanth Laçi dhunuar pasditen e djeshme nga disa persona në Tepelenë. Para efektivëve, ai ka rrëfyer se pasi doli nga shtëpia disa persona të cilët ndodheshin në makinë, e kishin ftuar për kafe.

“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë.

Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe.

Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”- u shpreh Laçi./abcnews.al