Prodhuesit paralajmërojnë rritje çmimi për bukën

schedule16:28 - 30 Prill, 2018

schedule 16:28 - 30 Prill, 2018

Prodhuesit e bukës kërkojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike edhe për subjektet që përdorin pajisje frigoriferike për tregtimin e ëmbëlsirave apo produkteve të tjera të brumit. Ata shprehen se nuk i përballojnë dot kostot dhe paralajmërojnë se ato do t’i reflektojnë në çmimin e bukës.

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës. Shkak për këtë shprehen se po bëhet kosto e energjisë elektrike.

Furrat që përdorin pajisje frigoriferike për tregtimin e produkteve të tjera të brumit përjashtohen nga pagesa e reduktuar prej 7.6 lekë për kilovat/orë.

Subjekti tarifohet si një biznes normal, 14 lekë për kilovat orë.

“Kemi dy lloj matësash, një për frigoriferin një për bukën dhe këtë duan ta lëvizin dhe pastaj ne fitimin zero, do rrism bukën, ca do bëjmë”.

Prodhuesit kërkojnë ulje të çmimit të energjisë edhe për këtë kategori furrash buke.

“Për furrat e bukës të cilët nuk e disponojnë këtë bazë frigoriferike se ka edhe furra që nuk kanë frigorferë. Ato që e kanë të domosdoshme të kenë një indeks tjetër çmimesh, 8 lekë. Buka në gjithë vendet e Europës e ka TVSH 0-10%. Ky subvencion plotëson atë që shtetet e tjera i bëjnë bukës me TVSH”.

Shoqata e Prodhuesve të Bukës këtë propozim ja ka drejtuar Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Ministrisë së Energjisë dhe asaj të Sipërmarrjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!